Home

Treguesit

Ky është një mjet mbështetës praktik për zyrtarët e përfshirë në procedurën e azilit dhe pranimit dhe nuk nënkupton njohuri eksperte në fushën e mjekësisë, psikologjisë ose lëndëve të tjera jashtë procesit të azilit. Treguesit duhet të shënohen në bazë të mendimit të përdoruesit. Shënimi i treguesve lidhet me kategorinë/kategoritë potencialisht relevante të personave me nevoja të veçanta. Përdoruesi duhet të vendosë më tej se cilat nga kategoritë e treguara mund të jenë relevante.

Nevojat e veçanta

Ky mjet përfshin 14 kategori kerkuesish që mund të kenë nevoja të veçanta procedurale dhe/ose të pranimit. Ato pasqyrojnë "acquis" të BE në fushën e azilit, si edhe praktikën e shteteve BE+. Lista nuk është shteruese dhe identifikimi duhet të jetë gjithmonë një proces individual.

Për çdo kategori, mjeti përfshin informacion të rëndësishëm për identifikimin, si edhe masa mbështetëse posaçërisht të dizajnuara.

Mbështetje

Mjeti përfshin katër faza procedurale, të cilat janë: kontakti i parë - hartimi i një aplikimi; paraqitja e aplikimit; intervista personale; fundi i procedurës së azilit të shkallës së parë; si edhe mbështetja për pranimin.

Këto faza përfshijnë udhëzime të shkurtra të përgjithshme mbi masat mbështetëse potencialisht të përshtatshme për çdo kategori. Në rast se nevojat e veçanta të aplikantit i përkasin më shumë se një kategorie, masat mbështetëse dizajnohen për të pasqyruar këtë situatë.